Vritet me armë zjarri 40-vjeçari, kapet njëri nga autorët
UPDATE: Rreth ores 20:30 te mbremjes, blute kane mundur te kapin njerin nga autoret e atentatit, ndersa vijon puna per kapjen e personit te dyte. Mesohet se shtetasi i arrestuar eshte nga Shkodra, ndersa nuk behet i ditur identiteti i tij.

--------

40-vjeçari i plagosur është dërguar me urgjencë në drejtim të spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore. Por pavaresisht nderhyrjes se bluzave te bardha, Krenar Hasanaliaj nuk ka mundur te mbijetoje, duke nderruar jete ne spital vetem pak minuta pas ngjarjes.

--------

Një Atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme zonën e Unazës së Re, Tiranë. Si pasojë ka mbetur i plagosur një person, i cili ishte dhe objektivi i atentatit.

Sipas burimeve të policisë, personi mbi të cilin është qëlluar me armë zjarri e dyshuar si pistoletë është identifikuar si Krenar Hasanaliaj 40-vjeç. Ky i fundit ka qenë i ulur në një lokal të zonës, (bar-kafe) në kohën kur dy autorët që udhëtonin me një motor, hapën zjarr në drejtim të tij, duke e lënë të plagosur.

Mësohet se autorët pasi kanë qëlluar me armë janë larguar me shpejtësi në drejtim të Mzezit, falë motorit tip Scooter, në ngjyrë të zezë, me të cilin udhëtonin. Rrugicat e ngushta dhe të pashturara në Yzberisht, i kanë ndihmuar ata të largohen pa u vënë re.

Ata mbanin maska dhe nuk janë mundur të identifikohen as nga dëshmitarë të rastit. Nga të dhënat fillestare dihet vetëm që, njëri mbante veshur një xhup në ngjyrë kafe dhe kapuc, ndërsa tjetri xhup të bardhë dhe kapuc.

Policia e Tiranës ka ngritur tashmë pika të shumta kontrolli nëpër Tirnanë, me qëllim kapjen e tyre, ndërkohë që nuk dihet nëse ka pasur të tjerë persona të lënduar nga të shtënat.

Policia po heton pistën e konflikteve të mundshme të 40-vjeçarit, ndërsa ka identifikuar tashmë disa persona me të cilët Krenar Hasanaliaj dyshohet të ketë pasur konflikte.

Ndërkaq, bëhet me dije se i plagosuri është transportuar në spitalin e Traumës dhe ndodhet në gjendje të rëndë.
Shtuar më 30/10/2014, ora 20:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori