Gjimshiti në radarët e Fulham, niset oferta e parë drejt Atalantës

Berat Gjimshiti mund të transferohet në Premierligë.

Mbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti, ka tërhequr vëmendje edhe nga Premierliga.

Anëtari i Atalanta, sipas ‘Tuttomercatoweb’, ka shtyrë Fulham që të nisin një ofertë drejt skuadrës nga Bergamo.

Thuhet se anglezët kanë ofruar 17 milionë euro si ofertë hapëse.

27 vjeçari shihet si opsion për Fulham, anash emrave si Marlon, Omar Colley e Timo Baumgartl.

Mbetet të shihet nëse Atalanta do të lirojë Gjimshitin për një shumë të tillë.


Shtuar 4.10.2020 08:29