Super Atalanta, shkatërron Lazion (VIDEO)

Atalanta konfirmohet si skuadra e momentit në Itali, teksa mbrëmjen e sotme ka shkatërruar në “Olimpico” 4-1 Lazion.

Skuadra e Gasperinit e zgjidhi ndeshjen që në pjesën e parë, duke gjetur tri herë rrugën e rrjetës me Gosens. Hateboer dhe Gomez, i cili shënoi një gol shumë të bukur ndaj Strakoshës.

Në pjesën e dytë Caicedo rihapi ndeshjen, ndërkohë që Immobile humbi një mundësi të artë për të shkurtuar diferencën pak minuta më pas.

Gjithsesi për të shuar shpresat e bardhekaltërve mendoi Gomez, teksa do të realizonte një tjetër gol me të djathtën e tij magjike. Atalanta i bashkohet grupit të ekipeve me 6 pikë si Napoli, Inter, Milan dhe Verona.


Shtuar 30.09.2020 21:07