Tirane, 4 aksidente ne oret e para te mengjesit
Albeu.com
Kater aksidente kane ndodhur gjate oreve te para te mengjesit te se dieles ne Tirane, me i rendi prej te cileve eshte regjistruar ne qender te kryeqytetit. Te kater aksidentet fatmiresisht kane rezultuar pa pasoja ne njerez.Nje fuoristrade tip “KIA” me targa te Tiranes u perplas me nje “Mercedes” me targa te Beratit duke krijuar nje skene spektakolare mbi uren e madhe ne Lane.

Perplasja ka qene aq e forte sa e ka detyruar fuoristraden te permbyset, ndersa te dyja mjetet kane pesuar demtime te renda.

Policia mberriti menjehere ne vendin e ngjarjes duke u dhene ndihmen e pare te dy shofereve te cilet kane mbetur te shokuar si pasoje e perplasjes.

Policia tha se, aksidenti ndodhi per shkak te shpejtesise se madhe te dy automjeteve dhe mos respektimit te sinjalistikes.
Shtuar më 26/04/2009, ora 23:48
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori