Tiranë, arratiset nga burgu 313 Ajet Marku
Pëlqej
Arkiv
Arratiset nga burgu 313 në Tiranë i arrestuari për grabitje banke. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në paraburgimin që ndodhet në rrugën Jordan Misja në Tiranë. Sipas burimeve zyrtare të policisë mësohet se i arratisuri është shtetasi Ajet Marku, 20 vjeç.

Ky person është akuzuar se në datën 17 shtator 2010 ka kryer grabitjen e një banke në Tiranë. Ai po mbahej në burg në pritje të gjykimit ndërkohë që sipas hetimeve të deritanishme, dyshohet se arratisja ka ndodhur nga ambientet e ajrimit të burgut.

Shtetasi Ajet Marku hyri me arme ne shtator te ketij viti ne filialin e bankes Credins tek Zogu i I-re ne Tirane. Ai tentoi te kryente grabitjen por u ndesh me kundershtimin e rojave te sigurise te cilet i qelloi me arme duke lene te plagosur rojen private te bankes, shtetasin Enver Gjura.

Pas ngjarjes, autori i arrestua nga policia e Tiranes e cila nderkohe mberriti ne vendin e ngjarjes dhe ndaloi grabitesin ne afersi te stacionit te Trenit teksa po tentonte te largohej nga vendi i ngjarjes.
Shtuar më 02/12/2010, ora 11:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori