Tiranë, nis votimi në Zonën 31, në garë 5 kandidatë
Albeu.com
Rreth 41 mije zgjedhës të regjistruar të zonës 31 në kryeqytet do t’u drejtohen sot kutive te votimit per te zgjedhur deputetin e ardhshem, nje vend i mbetur vakant ne parlament pas zgjedhjes se Bamir Topit ne postin e Presidentit te Republikes. Zyrtarisht ne KQZ jane rregjistruar 5 kandidate, Edi Paloka nga Partia Demokratike, Luan Zhegu nga Partia Socialiste, Dashamir Shehi nga LZHK, kandidati i pavarur Andon Qako dhe perfaqesues i Partise Komuniste Qemal Cicollari. Zedhenesi i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve Leonard Olli konfirmoi mengjesin e sotem se votimi ka nisur normalisht ne te gjitha qendrat dhe nuk ka asnje problem. START
Shtuar më 23/09/2007, ora 13:42
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori