Tirana, Prishtina dhe Shkupi festojnë bashkë Ligën e Prizrenit
Albeu.com
nga Anila LIMANIKryeministri i Shqipërisë Berisha deklaroi sot se festimet e përvjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe krijimit të Alfabetit të parë të gjuhës shqipe do të bëhen në koordinim me Qeveritë e Republikës së Maqedonisë dhe të Kosovës nga Tirana. Berisha tha se e konsideron vitin 2008, si vitin e përkujtimit të dy ngjarjeve shumë të mëdha në historinë e këtij kombi, përvjetorin e Lidhjes së Prizrenit dhe krijimit të Alfabetit të parë të gjuhës shqipe. Kryeministri shqiptar kërkoi angazhimin e ministrive të Arsimit dhe Kulturës të Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kosovës, për organizimin e aktiviteteve ceremoniale. “Ky është edhe viti i shekullit të Alfabetit së gjuhës shqipe, ndaj dhe duhet të bashkërendohen aktivitetet me qeverinë e Maqedonisë për të pasur festime të zgjeruara në 100 vjetorin e zyrtarizimit të alfabetit", thotë Berisha. (Lajm)
Shtuar më 15/05/2008, ora 19:22
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori