Tirana pershendet aktin e Shkupit dhe Podgorices
Albeu.com
Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka përshëndetur vendimin e njohjes së Republikës së Kosovës nga ana e Maqedonisë dhe Malit të Zi, duke e konsideruar si një hap të rëndësishëm e të përgjegjshëm që bëhet në kohën dhe drejtimin e duhur.“Njohja zyrtare prej tyre e shtetit më të ri të Evropës, vetëm një ditë pas miratimit në OKB të nismës së Serbisë për të kërkuar mëndim këshillimor të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës, dëshmon se pavarësia e saj është një realitet i pakthyeshëm. Ky realitet është njohur tashmë nga 50 shtete. Të tjera shtete pritet që ta njohin atë, sepse pavarësia e ka qetësuar dhe stabilizuar jo vetëm Kosovën, por krejt rajonin tonë”-thuhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë.

Njohjen nga dy shtetet fqinje të Kosovës, Ministria e Punëve të Jashtme e vlerëson si dëshmi të përparimit të Kosovës në ndërtimin e shoqërisë demokratike dhe të shtetit ligjor, si dhe shprehje e mentalitetit të ri të rajonit tonë, i orientuar drejt së ardhmes së përbashkët euroatlantike.

Ministria e Punëve të Jashtme, duke i konsideruar si dy vende mike, shpreh bindjen e marrëdhëniet me Shkupin dhe Podgoricën do të ngrihen në nivele më të larta.
Shtuar më 10/10/2008, ora 20:13
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori