Tirana perfshihet nga bresheri i stuhishem
Albeu.com
Tirana është zbardhur ditën e djelë këtë herë jo nga bora e papritur por nga breshëri i stuhishëm që ka rënë në përgjatë gjithë paradites . Koha e keqe ka bërë që edhe qarkullimi të bëhej i vështirë si për këmbësorët ashtu edhe për automjetet.
Përsa i përket përmbytjeve ato kanë ndoshur në disa zona të kryeqytetit si tek Komuna e Parisit e cila është një zonë që ndodh përmbyte sa herë që ka rreshje të dendura. Faktin se disa herë breshëri ëshë alternuar herë pas here me disa rreze të shkurtra dielli të cilat të bëjnë të mendosh se koha do të hapet. Ndërkohë që metereologët parashikojne që koha e keqe do të vijojë përgjatë gjithë ditës së dielë ku do të ketë alternime të vransirave me kthjellime të herëpashershme. Për sa i përket zonave malore rreshjet janë zëvendësuar nga dëbora e dendur.
Shtuar më 21/02/2010, ora 20:51
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori