Ndryshime në punë, Prilli paska surpriza nga yjet!

Jorgo Pulla ishte i ftuar në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçin duke dhënë një parashikim ekskluziv për muajin Prill. Sipas astrologut, ky është muaji ku duhet t’i futemi punës ndërkohë që dhe shumë shenja do të kenë benefite në karrierën e tyre.

“Ky është muaji që nëse do e dijnë çfarë duhet të bëjmë do jemi në rregull disi. Nëse i lejmë pas dore gjërat është shumë i rrezikshëm, sepse datat 14, 25 dhe 30 Prill duhet pasur shumë kujdes. Do dëgjojmë lajme shumë të mëdha në rang botëror që kanë të bëjnë me ndyrshime. Shumë shqiptarë do marrin lajme të mira nga Amerika.”

Cfarë këshille u jep shqiptarëve Jorgo për muajin Prill?

“Mund të shkojnë në Mars shqiptarët ama truallin e tyre mos ta shesin. Do të kemi këtu në Shqipëri diçka jo fortë të mirë. Një muaj që nuk të fal në gabime.”

Sipas Jorgos, tre shenjat që duhet të kenë më tepër kujdes përgjatë muajit Prill janë; Gaforrja, Ujori, Peshqit.

Ndërkohë ato që do të kalojnë një muaj më të lehtë dhe janë më të favorizuara janë; Dashi, Peshorja, Shigjetarët.


Shtuar 30.03.2022 18:09