Tirana nesër në terr për 6 orë, ja zonat që do të preken
Tirana nesër do të mbetet për disa orë në errësirë për shkak të ndërhyrjeve në rrjet.

OSHEE njofton se energjia do të shkëputet nga ora 09:30 deri në orën 15:30 në disa zona të Tiranës pasi do të punohet në 6 kabina elektrike.

Zonat ku do të ketë stakim të energjisë janë: Bulevardi Zogu 1, rruga ‘Medar Shtylla’, rruga ‘Qemal Stafa’, zona e fushës së aviacionit, rruga ‘Grigor Heb’ dhe zona përreth ‘Zogut të Zi’./albeu.com/
Shtuar më 13/02/2017, ora 19:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori