Burri i zbuloi tradhtinë në mes të dasmës, reagon nusja: Ai flet për fantazma

Një bankrier italian Massimo Segre, ka organizuar dasmën e tij, me iden për ta shkatërruar në vijim. Teksa ka pritur që të mbidhen të gjithë të ftuarit, e të afërmit e tyre, në mes të festës ai ka marrë mikrofonin dhe ka zbuluar tradhtin e gruas së tij.

Partnerja e tij, që në të njëjtën ditë kishte edhe ditëlindjen mori padyshim dhuratën më të shëmtuar.

Por Cristina Seymandi, për mediat italaine, ka mohuar se ka tradhtuar burrin.

“Unë tradhtare? Me çfarë baze… njerëzit që përmendi janë të gjithë fantazma. E vërteta do të dalë. Më vjen më shumë keq për të se për veten. Pastaj edhe për gjithë të tjerët që u përfolën në këtë histori dhe që nuk kanë të bëjnë fare. Do të mendoj nëse do ta mbroj veten në çështje civile apo penale”, tha Seymandi pas ndarjes.

Dhe duket se fillimisht ka qenë e tronditur. Por me kalimin e ditëve e ka marrë veten.

“Pas festës nuk fjeta. Ishte si një dush i ftohtë. Por tani po, fle. Po filloj të jetoj me shkëputjen e duhur. Ishte një farsë”, tha ajo.

Këto i ka shprehur në një intervistë për mediat italiane.

“Kur u largua dhe ishte në shtëpinë e vet, u desh ta bënte i shoqëruar me 4 bodigardë. Kishte orkestruar çdo gjë”, tha sipërmarrësja nga Torino që deklaroi se “duhen shumë gjëra që ta përulin”.

Ngjarja në fjalë ndodhi në ceremoninë e dasmës së tyre, e cila ishte shtyrë dy herë për shkak të pandemisë së Covid-19. Para 150 të ftuarve, bankieri i njohur i bëri të ditur nuses se ajo e kishte tradhtuar me avokatin.

“Të lë në lirinë tënde të dashurosh kë të duash, veçanërisht avokatin tënd”, shprehej ai.

Pasi Segre e ftoi të shkonte në Mikonos me të dashurin e ri, u largua nga festa.

“Më falni dhe natën e mirë”, tha ai i qetë.

Ndërsa Seymandi mohon diçka të tillë.

“Duhej të ishim larguar bashkë pas festës. Valixhet ishin gati. Nëse shkoj në Mikonos do iki vetëm”, tha ajo./


Shtuar 12.08.2023 12:12