Tirana nën pushtetin e motit të keq
Situata e motit në Tiranë vijon të mbetet e rëndë, pas reshjeve të rëna gjatë kësaj të diele.

Gjendja duket më e rëndë në zonën e Bregut të Lumit për shkak të daljes nga shtrati të lumit të Tiranës.

Mësohet se Qendra Vullnetare e Emergjencave Civile ka evakuuar 16 familje rome me 64 pjesëtarë në total. Familjet u strehuan tek Qendra e Romëve tek ish-Uzina Kimike.

Policia e Tiranës ka bërë me dije se është në gatishmëri të plotë pas vërshimeve.

. Gjithashtu njoftohet se edhe nga shërbimet e Komisariatit Nr.4 janë evakuuar nga zona e “Kafes së Rremës” 6 familje dhe një nga “Ura e Babrroit”.

Moti i keq ka sjellë gjithashtu edhe probleme në rrjetin e energjisë elektrike. /Albeu.com/
Shtuar më 22/11/2015, ora 19:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori