Tirana në pritje të Papa Franceskut (FOTO-LAJM)

Pëlqej
Teksa nuk na ndajnë shumë orë nga vizita e Papa Françeskut, Tirana po bën përgatitjet e fundit për pritjen e Atit të Shenjtë i cili do të mbërrijë në kryqytet të dielën. Në rrugët e Tiranës janë verejtur sot më shumë turistë të huaj të ardhur nga vende të ndryshme.

Flamuj të Shqipërisë dhe Vatikanit, si dhe 40 fotografi të cilat paraqesin historinë e trishtë të klerikëvë që u dënuan dhe u persekutuan padrejtësisht nga sistemi dikatorial, për shkak të besimit të tyre fetar, janë vendosur përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” në kryeqytet. Ndërkohë që në bulevardin kryesor ka shumë lëvizje, pavarësisht se Policia ka bllokuar qarkullimin e automjeteve në sheshin “Nënë Tereza”. /albeu.com/

Shtuar më 19/09/2014, ora 16:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori