Tirana në fokus të investitorëve gjermanë
Pëlqej
Kryetari i Bashkisë së Tiranës zhvilloi një takim me zotin Ernst Burgbacher, Sekretar Parlamentar i Shtetit në Ministrinë Federale të Ekonomisë dhe Teknologjisë në Gjermani, z. Hans-Jurgen Muller, President i Shoqatës Ekonomike gjermano-shqiptare.

Në këtë takim, Z. Basha ka theksuar se zhvillimi ekonomik dhe punësimi janë prioritetet kryesore të Bashkisë së Tiranës. Një nga iniciativat e para të ndërmarra ishte heqja dhe reduktimi i 60 taksave dhe tarifave, hapja e sportelit unik për lejet dhe licensat, reduktimi nga 360 në 45 ditë i marrjes së një leje ndërtimi etj. Basha ka prezantuar projektet e zhvillimit të Tiranës, si dhe planin e përgjithshëm rregullues.

Kryetari i Bashkisë theksoi se investitorët gjermanë janë të mirëpritur, për tu bërë pjesë e zhvillimit historik të Tiranës. Sekretari Parlamentar i Shtetit në Ministrinë Federale të Ekonomisë dhe Teknologjisë, zoti Ernst Burgbacher ka vlerësuar vizionin e z. Basha dhe orientimin e saktë të prioriteteve për zhvillimin e Tiranës.


"Këtë e dëshmon edhe aftësia për të thithur fonde ndërkombëtare dhe për të zbatuar projekte të suksesshme" ? deklaroi zoti Burgbacher. Zoti Burgbacher e garantoi zotin Basha, për një bashkëpunim të ngushtë mes dy institucioneve. /albeu.com/

Shtuar më 05/10/2013, ora 13:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori