Tirana me mbi 2800 raste aktive, si u shpërnda sot harta
Ditën e sotme 168 persona u shënuar pozitivë me COVID-19 në vend.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 65 raste në Tiranë, 20 raste në Elbasan, 14 raste në Korçë, 12 raste në Shkodër dhe Durrës, 8 raste në Krujë, 7 raste në Kavajë, 6 raste në Tropojë, 4 raste në Shijak, 3 raste në Devoll, Lezhë, Gramsh, 2 raste në Vlorë dhe Klos, 1 rast në Fier, Kurbin, Kamëz, Fush- Arrëz, Dibër, Kuçovë, Maliq.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, katër qytetarë (një më shumë se dje), një 64 vjeçar nga Shkodra, dy 67 vjeçarë, një nga Elbasani dhe një nga Tropoja dhe një 68 vjeçar nga Kuçova. Sot janë shëruar 94 qytetarë (8 më pak se dje), duke e çuar në 9500 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Shtuar më 11/10/2020, ora 16:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori