Ronaldo nuk di të ndalet, 115 gola të shënuar me Portugalinë

Mosha për Cristiano Ronaldo është vetëm një shifër, tashmë sulmuesi portugez ka thyer një tjetër rekord me kombëtaren e tij.

Dje kundër Luksemburgut Ronaldo shënoi një “Hat Trick” duke i dhënë një fitore të thellë Portugali-së me rezultatin 5-0.

Ronaldo tashmë ka mbi shpinë 115 gola në 182 paraqitje me kombëtaren ku padyshim “viktima” e tij e preferuar është ajo e djeshmja.

36 –vjeçari ka shënuar 61 herë me këmbën e djathtë, 26 herë me të majtën dhe 28 me kokë. /albeu.com


Shtuar 13.10.2021 12:07