Tirana mbushet me tabela rrugore drejt qyteteve të Europës
Pëlqej
Në rrugët kryesore të Tiranës janë vendosur sot në formën e tabelave rrugore, shenjat lajmëruese për udhëtimin në kryeqytete të ndryshme të Europës, një ditë para vendimit të pritshëm të ministrave të Brendshëm të BE-së për liberalizimin e vizave.

Tabelat me ngjyrë blu të errët dhe gërma të bardha, janë vendosur pranë sinjalistikës rrugore. Në disa prej tabelave shkruhet EUROPË, ku gërma O- qëndron paralel me ngjyrën jeshile të semaforëve.

"Berlin 1334 km", "Zyrih 1117 km", "Milano 971 km", e të tjera kryeqytete të Europës janë vendosur në tabelat e shpërndara në rrugët e Tiranës ku theksohet se udhëtimi do të bëhet pa vizë. (albeu.com)
Shtuar më 07/11/2010, ora 17:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori