“Tirana Loves”, ja aktivitetet e Bashkisë për ditën e “Shën Valentinit"
Festa e të dashuruarve do të vijë krejt ndryshe këtë 14 shkurt.

Në kuadër të kësaj dite, Bashkia e Tiranës ka menduar që ta kthejë kryeqytetin ditën e nesërme në pulsin e jetës së natës në rajon duke organizuar “Tirana Loves…”

Do të jenë mbi 30 artistë, muzikantë e DJ të ardhur nga e gjithë Evropa dhe më shumë se 10 zhanre muzikore që të rinjtë e kryeqytetit, por jo vetëm, do të kenë mundësi që të ndjekin në 14 nga baret më të njohura të Tiranës.

Festat do të nisin në orën 19:00 dhe u janë dedikuar atyre që dashurojnë muzikën, jetën e natës dhe energjitë pozitive.

Aktivitetet e zhvilluara në kryeqytet nga ana e Bashkisë së Tiranës, pritet që ta kthejnë Tiranën në një pikë referimi për jetën e natës. /albeu.com/

Shtuar më 13/02/2017, ora 18:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori