Tirana, kryeqyteti i vetëm në botë pa stacion treni
Tirana, kryeqyteti i vetëm në botë pa stacion treni. Pasi ka humbur funksionin e para viteve ‘90, stacioni i trenit në kryeqytet pushon përfundimisht së ekzistuari duke u zhvendosur në zonën e Vorës.

Ata udhëtarë që vijnë nga qytete të tjera për në Tiranë, fillimisht do të zbresin në Vorë me tren dhe më pas do të marrin autobusin e vënë në dispozicion nga bashkia për të mbërritur në Tiranë, shkruan Shqip.

Nisja e autobusëve bëhet nga stacioni aktual i trenit, sipas orarit të nisjes së trenit dhe anasjelltas. /albeu.com/
Shtuar më 02/09/2013, ora 12:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori