Tirana nën pushtimin e COVID-19, qytetarëve pavarësisht rrezikut s’u rrihet brenda (FOTO LAJM)

Shqipëria po kalon ditë të vështira për shkak të koronavirusit i cili deri më tani ka marrë dy jetë.

Pavarësisht masava të marrë nga qeveria, Tirana sot është fotografuar me goxha lëvizje.

Pavarësisht se me maska dhe doreza, një pjesë e qytetarëve përdorin intensivisht biçikletat për të qarkulluar.

Ndërkohë, LSA ka sjell edhe foto nga brenda një autobusi, ku numri i udhëtarëve është tejet i vogël.

Ende nuk dihet se cila linjë është, ndërkohë që prej ditësh qarkullimi i urbanëve është bllokuar për shkak të koronavirusit që ka prekur dhjetëra persona në vendin tonë si dhe ka shënuar dy të vdekur.


Shtuar 18.03.2020 16:33