Tirana e Shkodra 2 "bomba bërthamore", pse u rritën me shpejtësi rastet e të infektuarve
Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico deklaroi sot se rritja e rasteveprekur me koronavirus në Tiranë dhe në Shkodër ka ardhur si shkak i mos respektimit të rregullave të distancimit social.

“Kjo rritje e numrit të rasteve në Shkodër dhe Tiranë tregon edhe njëherë mos respektimin e distancimit social dhe masave të kontrollit të infeksionit që Ministria e Shëndetësisë vijon të rekomandojë çdo ditë ne komunikimet publike.

Aktualisht po kryhet hetimi epidemiologjik në terren edhe me një ekip të Institutit të Shëndetit Publik.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Është po kaq e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye për të parandaluar transmetimin e COVID-19”, tha ajo.

Sipas MSH janë 28 raste të reja, ndërsa numri total shkon në 361 të prekur. Kujtojmë se një ditë më parë u deklaruan 29 raste të reja me COVID-19.

Drejtoresha e ISHP-së Albana Fico deklaroi se mes personave të fundit të prekur është edhe një fëmijë. Ndërkohë numri i të shëruarve ka shkuar në 104.
Shtuar më 05/04/2020, ora 12:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori