Vdekja e 8-vjeçarit nga streptokoku në Selanik, shtrohet në spital kushëriri, alarmohen familjarët

Pas vdekjes së papritur të tetë vjeçarit në Selanik të Greqisë nga streptokoku, kushërirri i tij 9 vjeç është shtruar në spital më simptoma të sëmundjen që i mori jetën të miturit, me familjarët që janë alarmuar.

Mediet greke raportojnë se fëmija është shtruar në spital dhe se gjendja e tij nuk paraqitet e mirë. Mjekët në spital kanë thënë për mediet se streptokoku është një bakter, një mikrob që shkakton infeksionin .

“Ajo që është e rëndësishme është vlerësimi i simptomave të para tek fëmija. Nëse shohim se fëmija ka temperaturë të lartë, ankohet për dhimbje fyti dhe thotë se nuk mund të gëlltisë atëherë duhet të shkojmë direkt te mjeku”, thonë mjekët.

Streptokoku ngjitet nëpërmjet spërklave, por nuk transmetohet aq shpejt sa n bakteret e tjera.

Simptomat e para të infeksionit të streptokokut nisin me dhimbje fyti të cilat mund të ngatërrohen edhe me ato të virozave por nëse lihet pa trajtuar mund të krijojë probleme në zemër dhe veshka.

Prindërit duhet të jenë të përgjegjshme që në rastin kur identifikohet streptokok të mos i dërgojnë fëmijët në çerdhe kopsht apo shkollë duke bërë të mundur përhapjen e këtij infeksioni./albeu.com/