Tirana dhe Prishtina hedhin poshtë akuzat e HRW
Albeu.com
Tirana dhe Prishtina kanë hedhur poshtë akuzat e përsëritura nga organizata Human Rights Watch për rrëmbime të serbëve në Kosovë dhe transferimin e tyre në Shqipëri.Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha dhe zëvendëskryeministri i Kosovës Hajredin Kuqi thanë për BBC-në se të dy vendet kanë bashkëpunuar me hetimet ndërkombëtare lidhur me këto spekulime.

Kryeministri i Shqipërisë tha se lidhur me këtë çështje janë bërë tashmë hetime të gjera dhe nuk është gjetur asnjë provë për t'i mbështetur ato. "Gjatë konfliktit Shqipëria bashkëpunoi shumë ngushtë me vendet e NATO-s dhe ka mbledhur fakte për Gjykatën Ndërkombëtare të krimeve të luftës duke e ndihmuar këtë gjykatë dhe të gjitha hetimet," tha Berisha.

Në një intervistë për BBC në Fred Abrahams i Human Rights Watch thotë se pohimet e organizatës janë mbështetur në dëshmitë e ofruara në librin e ish kryeprokurores së Gjykatës së Hagës, Karla del Ponte, dhe në hetimet e mëtejme të hetuesve të saj në rajonin e Burrelit në Shqipëri. (start)
Shtuar më 06/05/2008, ora 21:28
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori