Tirana dënon shpërthimin në ambasadën shqiptare në Beograd
Albeu.com
Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë ka dënuar aktin kriminal të shpërthimit në ambasadën e saj në Beograd, dhe i ka përcjellë një notë proteste Beogradit nëpërmjet ambasadorit të tij në Tiranë.Zv/ministerja Edith Harxhi, thirri dje në një takim ambasadorin e Unionit Serbi-Mal i Zi në Tiranë, të cilit i ka dorëzuar notën e protestës, ku dënohet rëndë akti kriminal si dhe i kërkohet Beogradit që të gjejë autorët dhe t'i nxjerrë përpara drejtësisë. Harxhi në notën e protestës kërkon që të merren masa të nevojshme për sigurinë e jetës së personelit diplomatik të Shqipërisë si dhe të Ambasadës së Shqipërisë në Beograd në përputhje me Konventën e Vjenës.
"Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë dëshiron që ky të mbetet një akt i izoluar dhe nuk do të ndikojë në marrëdhëniet dypalëshe dhe rajonale".
Diplomacia shqiptare kërkon që autoritetet zyrtare në Beograd të marrin të gjitha masat që akte të tilla të mos përsëriten më në të ardhmen.
Lajmin e shpërthimit në ambasadë e ka konfirmuar edhe Petrit Bushati, që sipas tij shpërthimi në oborr ka dëmtuar xhamat e ambasadës.
Një sasi eksplozivi është hedhur në ditën e parë të këtij viti, të dielën më 1 janar në oborrin e ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Beograd. Shpërethimi i cili ka ndodhur rreth orës 19.30, ka shkaktuar dëme të lehta materiale, ndërsa pas shpërthimit në vendngjarje ka shkuar policia, e cila i ka filluar hetimet. qik
Shtuar më 03/01/2006, ora 18:11
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori