TIRANË/ Shqyen derën e hotelit për të vjedhur pijet nga mini bari, arrestohen tre të rinjtë
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Tre 20 vjeçarë tashmë janë vënë në pranga nga blutë e Tiranës, pasi ata akuzohen për vjedhjen e një dhome hoteli. Pasi kanë lene mjetin e tyre në parkimin e një hoteli, ata kanë hapur me forcë derën e dhomës dhe kanë marrë pije nga mini bari dhe disa aksesor të dhomës, e më pas janë larguar me shpejtësi.

"Më datë 11.01.2017, Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 3, kanë arrestuar shtetasit Erdi Muçllari, 20 vjeç, banues në Tiranë, Ergys Hysejni, 20 vjeç, banues në Tiranë, Oktavian Sala, 20 vjeç, banues në Tiranë.

Këta shtetas dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer vjedhje në një dhome hoteli në Tiranë.

Pasi kanë parkuar mjetin në parkimin e hotelit, kanë shkuar tek një nga dhomat dhe duke ushtruar forcë, kanë hapur derën e dhomës, ku në brendësi të saj kanë marrë disa pije nga mini bari dhe disa aksesor të dhomës, më pas janë larguar me automjetin e tyre.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti tip "Mercedes Benz".

Materialet proceduriale i'u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale "Vjedhja". /albeu.com/
Shtuar më 12/01/2017, ora 11:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Elseid Hysaj ka sfiduar temperaturat e ulëta në shtetin fqinj duke u fotografuar sipër një makine tip

Elseid Hysaj ka sfiduar temperaturat e ulëta në shtetin fqinj duke u fotografuar sipër një makine tip "Jeep".