TIRANË/ Makina përplas motoçiklistin, s'ka të lënduar
Një aksident, fatmirësisht pa pasoja për jetën është shënuar sot në kryeqytet.

Një automjet "Reno" ka përplasur një person që po udhëtonte në bordin e një motori, në hyrje të "Misto Mames".

Nga përplasja, motoçiklisti ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar, por nuk ka pësuar lëndime serioze.

Blutë e Tiranës kanë vënë nën kontroll situatën dhe kanë kryer procedurat e parashikuara. /albeu.com/

Shtuar më 16/01/2017, ora 14:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori