Gjatë ditës së djeshme, Policia e
Tiranës ka arrestuar një shtetas 46-
vjeçar, banues në Tiranë pasi ka goditur me gurë në kokë dhe me shkelma në trup shtetasin I. D., 41 vjeç, banues në Tiranë si dhe i ka vjedhur me dhunë motorin tip ZANSHEN.
Sipas policisë, dhunuesi është Besnik Simolla, i cili ka qenë i dënuar më parë për vjedhje të energjisë elektrike.
Njoftimi i policisë:
Më datë 16.11.2016 Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 3, bënë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit:
Besnik Simolla, 46 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale "Vjedhje të energjisë elektrike".
Arrestimi i këtij shtetasi u bë se, në Rrugën "Karl Gega", ka goditur me gurë në kokë dhe me shkelma në trup shtetasin I. D., 41 vjeç, banues në Tiranë si dhe i ka vjedhur me dhunë motorin tip ZANSHEN.
Materialet i'u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale të "Vjedhjes me dhunë" parashikuar nga Neni 139 i Kodit Penal./Albeu.com/
Shtuar më 17/11/2016,
ora 08:55