Vrau para 9 vitesh bariun, në pranga vrasësi i dënuar me 12 vite burg
Policia e Tiranës">Tiranës bën me dije se ka vënë në pranga një 40 vjeçar i cili ishte i shpallur në kërkim për vrasje me dashje.

Burime zyrtare nga policia e Tiranës">Tiranës bënë me dije se bëhet fjalë për Arjan Grami, banues në kryeqytet.

Mësohet se Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar Gramin me 12 vjet burg, për Veprën Penale “Vrasje me dashje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Njoftimi i policisë

Policia e Shtetit bëri të mundur arrestimin e personit në kërkim Arjan Grami, 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, me Vendimin Penal të datës 26.10.2016, ku e ka dënuar me 12 vjet burg, për Veprën Penale "Vrasje me dashje" dhe "Armëmbajtje pa leje".

Grami akuzohet se ka vrarë 26-vjecarin Arjan Godole në vitin 2008. Ngjarja ka ndodhur në një stan në Karpen në fshatin e Kavajës.

Arjan Grami dhe Kastriot Godole, prej dy muajsh ishin punësuar si çobanë në një stan në fshatin Karpen të Kavajës. Ata ruanin bagëtitë e një fshatari dhe flinin në stan.

Një mbrëmje nëntori në vitin 2008, dy barinjtë pasi kanë mbyllur bagëtitë shkuan në lokalin e fshatit ku konsumuan një sasi alkooli dhe më pas vendosën të luanin bilardo.

Mësohet se loja në bilardo është bërë shkak i një grindjeje mes dy barinjve. Burimet nga policia thanë se ata kanë debatuar në bilardo, por nuk e kanë ndalur sherrin edhe pasi janë kthyer në stan. Ndërkoh ë që i sfilitur nga alkooli, Kastriot Godole ka tentuar të mbyllë sherrin dhe është shtrirë për te fjetur.

Në këtë moment 34-vjeçari Grami ka marrë pistoletën që e mbante pa leje dhe ka qëlluar shtatë herë mbi trupin e bariut duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Ai e ka mbuluar 26-vjeçarin me një batanije ndërsa i ka lënë edhe pistoletën në dorë. Më pas është shtrirë për të fjetur.

Mëngjesin e ditës së nesërme, Grami nuk e ka lëvizur trupin e pa jetë të kolegut të tij, ndërsa vetë është larguar nga stani për të kullotur bagëtitë. Kur është kthyer në mbrëmje ka vendosur të lajmërojë policinë./albeu.com/

Shtuar më 03/02/2017, ora 09:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori