Tim Xhuda: Ndarja e Kosovës nuk është opsion
Albeu.com
Eksperti britanik për çështje ndërkombëtare, Tim Xhuda, mendon se ndarja nuk është opsion e asnjërës palë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. "Teoritikisht, palët mund të pajtohen nën kushte të caktuara.Për shqiptarët, çmimi i kësaj zgjidhje do të ishte shkëmbimi i territorit me Luginën e Preshevës. Por, tash për tash, nuk besoj se as shqiptarët dhe as serbët janë të gatshëm të konsiderojnë një zgjidhje të këtillë", ka thënë Xhuda. Xhuda ka thënë se nga bisedimet 120 ditore nuk pritet shumë, por ndoshta BE-ja do ta përdorë këtë kohë për të siguruar mbështetje për pavarësinë e Kosovës. "Më duhet të them se nuk pres shumë nga këto bisedime. Përveç nëse ndodh ndonjë befasi, ato paraqesin vetëm një shtyrje të re. Gjithë ky proces është një vonesë, përveç nëse Bashkimi Evropian konkludon se majft vende evropiane janë të gatshme të njohin pavarësinë e Kosovës", ka thënë Xhuda. "Shqiptarët nuk janë të interesuar për këto bisedime. Ata vetëm po e pranojnë këtë proces si formalitet. Serbia, po ashtu, nuk është e interesuar. Ajo dështiron t'i përdorë këto bisedime për të siguruar vonesë. Edhe Rusia dëshiron vonesë, sepse ajo nuk dëshiron zgjidhjen e kësaj çështjeje, por e dëshiron më shumë një konflikt të ngrirë", ka thënë ai. Tim Xhuda ka theksuar se shqiptarët po dëshmojnë një durim impresiv ndaj shtyrjes së procesit për zgjidhjen e statusit të Kosovës. "Ky durim duhet shikuar në një kontekst më të gjerë se sa vetëm kjo shtyrje. Ai vazhdon që prej vitit 1989. Në këtë kuptim, shqiptarët duket se kanë rezerva të mëdha durimi", është shprehur Xhuda, duke hezituar të komentojë reagimin e shqiptarëve në rast të një shtyrjeje tjetër të përcaktimit të statusit.
Shtuar më 20/08/2007, ora 16:21
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori