TIA: Deputetët të heqin dorë nga imuniteti
Transparency International Albania në një konferencë për shtyp u kërkoi sot forcave politike në Shqipëri të angazhohen në plotësimin e reformës zgjedhore pasi zgjedhjet e ardhshme lokale po afrojnë.

TIA në deklaratën e paraqitur nga Endri Shabani, kërkoi që partitë politike me vendime kolektive dhe publike të deklarojnë heqjen dorë nga imuniteti parlamentar për të gjithë deputetët e tyre.

“Partitë të mos merren me akuza të ndërsjella por të përqendrohen tek reforma zgjedhore dhe të fillojnë menjëherë dialogun për reformën zgjedhore”, tha përfaqësuesi i TIA.

Duke iu referuar akuzave të ndërsjella për korrupsion, TIA u bëri thirrje partive politike ti paraqesin ato në prokurori dhe japin shembullin e tyre duke hequr dorë nga imuniteti përballë drejtësisë.
Shtuar më 12/10/2010, ora 11:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori