“Ti shpëtosh plumbave të Afganistanit, të të vrasin bandat e Albanistanit!”
nga Dionis Xhafa

Ibrahim Basha, efektivi i vrarë në Lazarat është ndër ata njerëz, që me veprimet e tij, vuri interesin e përgjithshëm mbi atë personal, që mbi të gjitha në këtë shoqëri kërkoi lirinë e përgjithshme dhe që mendoi vetëm për këtë ideal.

Basha, përpara se të vritej si pjesëtar i RENEA-s në Lazarat kishte qenë në disa misione edhe në Afganistan.
Këto janë dëshmi e faktit se Ibrahim Basha ka luftuar për një kauzë, ajo e lirisë, e cila nuk bën madje as dallime në kombësi, por njeh vetëm një princip, atë më të lartin: Njerëzor!

Kjo sepse, Basha me siguri që në Afganistan ka mbrojtur ata njerëz të pambrojtur, të vuajtur nga regjimet apo sunduesit në atë vend, që iu është cënuar paqja dhe siguria!

Njëjtë, Ibrahim Basha veproi edhe në atdheun e tij, në Shqipëri.

Ai u përpoq sa të mundet për Shqipërinë, për një shtet të së drejtës, kundër krimit, korrupsionit dhe padrejtësive të këtij vendi.

Shqipëria, por edhe shqiptarët, që e duan shtetin e së drejtës, i janë mirënjohës këtij djali guximtar, që dha edhe jetën për shtet të drejtë dhe demokratik.

Ibrahim Basha ra sot dëshmor, pasi lufta e tij në Afganistan ishte për një botë më të mirë e më të paqtë, e në Shqipëri, për një atdhe më të mirë e më të paqtë.

Në këtë vend ekzistonkan dhe njerëz që e duan lirinë, që për hir të saj bëjnë gjithçka, sakrifikojnë dhe jetën.
Andaj, Ibrahim Basha duhet nderuar sot nga të gjithë, si kontribues i paqes dhe shtetit të së drejtës!

Veprimi tij duhet të shërbej si prelud që edhe ne shqiptarët, ta kemi shtetin e drejtë dhe ligjor! /albeu.com/


Shtuar më 25/06/2015, ora 14:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori