"Ti s'bën për këtë punë, për asgjë nuk më duhesh...", zbardhet krimi në Bathore
Është zbardhur me detaje tragjedia e ndodhur dy ditë më parë në Bathore, kur 21-vjeçari Mirald Metallari qëlloi për vdekje të atin polic me armën e shërbimit dhe plagosi rëndë nënën e tij.
Në dosjen që Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dorëzuar në gjykatë është zbardhur e gjithë dinamika e krimit të rëndë.

Sipas prokurorisë, 55-vjeçari Myftar Metallari kanë qenë duke punuar në oborrin e shtëpisë për të ndërtuar një rrip betoni bashkë me djalin e tij Miraldin. Në momentin që i biri po transportonte karrocën me beton dhe i është derdhur dhe i ati nuk ka duruar duke nisur kritikat ndaj tij.

“Ti s’bën për këtë punë, për asgjë nuk më duhesh”,- mësohet ti ketë thënë ai të birit.

Djali në nerva e sipër ka hyrë brenda në banesë, ndërsa i ati e ka ndjekur nga pas. Janë përleshur në korridor dhe djali ka marrë pistoletën në dhomën e të atit. Në këtë moment e ëma Nurie Metallari ka hyrë në mes për t’i ndarë dhe është qëlluar me 3 plumba. Pas saj, Miraldi ka qëlluar edhe të atin me tre plumba.

Në shtëpi mësohet të kenë hyrë më pas dy motrat e Miraldit, njëra prej të cilave martohej në mes të gushtit. Pas mbledhjes së provave dhe dëshmive për ngjarjen Prokuroria ka kërkuar ‘arrest me burg’ për Mirald Metallarin, për dy vepra penale, për vrasje dhe plagosje.
Shtuar më 26/07/2017, ora 10:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori