"Ti me ato duart e zeza": I gjithë sherri mes Lleshajt dhe deputetit të PD në spital
Pas protestës së djeshme të opozitës, ministri Lleshaj shkoi te spitali i Traumës për të parë gjendjen e policëve të lënduar.

Gjatë momentit që Lleshaj u fut në spital pati një sherr me ish-deputetin e PD-së Bardh Spahian pasi ky i fundit e akuzoi se me urdhër të tij ishin lënduar qytetarët.

Lleshaj gjatë debatit e quajti Spahian të pafytyrë dhe se policët sipas tij u lënduar nga dora e zezë e ish-deputetit.

DEBATI

Spahia: Nuk vihet në spital me tabor kështu.

Lleshaj: Me çfarë statusit je këtu ti?

Spahia: Jam me statusin si përfaqësues i opozitës, të vërtetë jo të atyre që i keni bërë ju, ok? Kur u bëre ti ministër imagjinoni çfarë statusi duhet tani. Me mua flet ti ashtu? Të shkon mendja? Po mbaj përgjegjësi për ato që thua, dëmtimet e policëve dhe të atyre qytetarëve. Për sjelljen arrogante tuajën. E keni të afër të fundit, edhe serbët nuk sillen kështu. Shikoni çfarë iu keni bërë qytetarëve, shko vizitoji.

Lleshaj: Kush ua ka bëri qytetarëve?

Spahia: Ti me atë dorën tënde të zezë ua ke bërë qytetarëve dhe policëve mor i pafytyrë.
Shtuar më 03/06/2019, ora 08:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori