"Ti kryeministër e unë president", Rama reagon pas deklaratës së fortë të Bashës
Pas deklaratës së kryedemokratit Basha se Rama i ka ofruar pozicionin "kryeministër" dhe ai vetë të ishte "president" ka reaguar kryeministri Rama.

Basha tha se prej dy muajsh Rama i ka dërguar ndërmjetës çdo ditë për të bërë pazare.

"Ti kryeministër dhe unë president", ishte ky propozimi i Ramës për Bashën, që kreu i demokratëve e tha sot publikisht.

E ndërsa kreu i qeverisë ia kthen se populli është i mençur dhe di kë të zgjedhë.

Reagimi i plotë:

"Listat e hapura do fuskan kriminelët në parlament sipas LB e unë dashkam të bëhem President me LB kryeministër,se paskam frikë nga humbja.

Në fakt jo, unë e di popullin më të mençur se veten prandaj dua të hapen listat,e s’e bëj dot Lulin KM se s’jam Populli që e vendos këtë!

Sa për koalicionin me SHPK e LSI siç e quan LB,as e ndalon hapja e listave që ta bëjë, as e detyroj dot unë që ta zhbëjë!

Prandaj Lul merre me qetësi këtë proces ku more gjithë çfarë deshe, e lëri sharjet e kërcënimet, sepse koha e ka treguar që të çojnë vetëm nga humbja në humbje!”.
Shtuar më 10/07/2020, ora 16:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori