"Ti je e vetmja shpresë...", biseda prekëse e ekipeve të shpëtimit me gruan nën rrënoja në Turqi
Pamje të dhimbshme vijnë nga Turqia ku pas tërmetit me magnitudë 6.8 të shkallës Richter ndërruan jetë të paktën 22 persona, kurse mijëra të tjerë janë lënduar.

Ekipet e shpëtimit janë duke luftuar për të nxjerrë të mbijetuarit që ndodhen nën rrënoja.

Një ndër videot është bërë virale.

Pjestarja e ekipit të shpëtimit arriti të komunikojë me telefon me një grua që është bllokuar bashkë me familjen nën rrënoja duke i dhënë kurajo, raporton albeu.com.

Komunikimi është përlotës dhe tashmë po shpërndahet gjerësisht në rrjetet sociale.

"Azize të lutëm fol me të gjithë që janë aty. Thirri emrat të gjithëve dhe mos ler njeri të flejë gjumë. Ti je shpresa jonë e vetme aty", shprehet pjestarja e ekipit të shpëtimit.

"Ke fëmijet aty, bëhu e fortë për ta. Thuaji të marrin frymë me hundë dhe ta nxjerrin me gojë. Rrini të qetë sepse ne jemi këtu sipër. Po punojmë për t'ju shpëtuar", vijon ajo.

Tërmeti goditi qytetin e Elazig në Turqinë jug-lindore gjatë mbrëmjes së djeshme duke shkaktuar 22 viktima deri më tani. /albeu.com


Shtuar më 25/01/2020, ora 11:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori