"Ti je baba jonë, je babë për të gjithë", qytetarja mallëngjehet nga vizita e Ramës (VIDEO)
Kryeministri Rama, tashmë prej ditësh po viziton nga afër të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit.

Gjatë ditës së djeshme, Rama është takuar dhe me një grua e cila thurte lavde dhe ishte tejet e mallëngjyer nga vizita e kryeministrit.

“Ai është baba jonë, babë për të gjithë”, tha qytetarja teksa Rama debatonte me një grua tjetër që i kërkonte llogari për lejet e ndërtimit pa kriter të lëshuara nga Vangjush Dako.

Një tjetër zë dëgjohet të thotë: "Shyqyr që na erdhe, na kënaqe sytë".


Qytetarja: Ai është baba jonë

Rama: UNë baba jot?

Qytetarja: Jo jo, ti je babë për të gjithë

Rama: Unë e di që jam plak, por deri në këtë pikë..të paktën thuaj që jam shoku yt jo babai yt se më shkatërrove..

Qytetarja: Ti je babë për të gjithë..

Rama: Po e di moj e di..aman mër shpirt.

Qytetarja: Ty të ruajt i madhi Zot…


Shtuar më 03/12/2019, ora 12:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori