"Ti japim një 10-0 atij që të çuditet", merret në pyetje deputeti i PS
Është marrë në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda Ilir Ndraxhi, deputeti i PS-së, vellai i te cilit u kap ne pergjime me Astrit Avdylajn, ne nje bisede telefinike ku permendej edhe deputeti, ate kohe kandidat ne listen e PS.

“Panorama” shkruan se Ndraxhi ka deshmuar per rreth dy ore para prokuroreve diten e enjte, nderkohe qe vetem sot eshte mesuar prezenca e tij ne organin e akuzes qe po heton dosjen “339”.

PERGJIMET

Pjesë e përgjimeve të publikuara nga BILD është edhe ajo e Astrit Avdylajt me vëllanë e deputetit të PS-së, Ilir Ndraxhin.

Sipas BILD, Astrit Avdylaj, kreu i grupit kriminal të Shijakut i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama përmes Vangjush Dakos, kryebashkiakut të Durrësit, që Ilir Ndraxhi (aktualisht deputet) të vendoset në listën e kandidatëve të të PS në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës.

Si dëgjohet në bisedën telefonike, Avdylaj e pyet të vëllain nëse kandidati i mundshëm i PS për deputet ka marrë ndonjë telefonatë nga lart (Rama) për t’u konfirmuar si kandidat i PS. Më tej, Astriti zotohet se ata do punojnë fort që ta surprizojnë “të gjatin” me një rezultat pozitiv 10 me zero.

Përgjimi

Ndraxhi: Tito, të rujt zoti

Avdylaj: Si je, ç’kemi?

Ndraxhi: Mirë

Avdylaj: Ca bohet?

Ndraxhi: Hic o mirë, ja ktu, me cunin, si jeni?

Avdylaj: Asgjë vllai, mirë mo kalojmë vllai, të mora për të pyet a e kanë thirrë gjë, a ndonjë gjë, a akoma?

Ndraxhi: Për ku?

Avdylaj: A i kanë bërë ndonjë thirrje, ndonjë gjë vllait apo jo?

Ndraxhi: Jo mo, ai thotë që do takohen. Ai tha, Juli ka folur dhe do takohen nesër. E mori në telefon mbrëmë dhe i tha do takohen me Ridin, Astritin dhe Julin.

Avdylaj: Po

Ndraxhi: Edhe pastaj do takohen me atë. Po me Gjushin në fakt do takoheshin për punë pune, si nga ana e punës…

Avdylaj: Ehe, ok, ok, ja unë po pres më një fjalë, ja nesër, pasnesër. Ai (Doko) më tha mua . Unë, ne me një fjalë e kena në xhep, si me thënë a e kupton vllain tat?

Ndraxhi: Po, po,

Avdylaj: Ne po presim, ai më tha mua, deri më 25, ishte edhe Eltoni(Arbana) aty, Eltonin e vuni, o të 10 o të 11 i tha Eltonit,

Ndraxhi: Arbanës e? Epo mirë

E kam shumë shumë dhe duhet të jemi shumë të nderuar edhe nga ai siper (Edi Rama) që duhet të na shofi me një kështu…

Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi: Po, e vërtetë

Astrit Avdylaj: Do të jap një 10 me 0 (fitore) që edhe ai vetë të habitet (Edi Rama)

Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi: Bëji telefon Julit, mos shkoni të pini kafe atje te puna.

Astrit Avdylaj: Mirë, rrob zoti

Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi: Ti e ke numrin e Julit

Astrit Avdylaj: Po e kem, a se e bëj vetë pa merak

Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi: Shumë faleminderit

Astrit Avdylaj: Asgjënë

Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi: Mirupafshim
Shtuar më 22/06/2019, ora 13:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori