Zelensky dhe Shcolz do të takohen në Paris, presidenti ukrainas pritet të jetë edhe në samitin e BE

Kancelari gjerman Olaf Sholz do të takohet me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Paris, raporton Reuters, duke cituar transmetuesin NTV.

Zelensky pritet në Paris këtë mbrëmje, raporton media franceze BFM TV, duke cituar burime me njohuri për këtë çështje.

Udhëheqësi ukrainas thuhet se do të vizitojë nesër Brukselin, ku BE po mban një samit.

Gjatë ditës së sotme Zelebsky po viziton Britaninë e Madhe, ku pritet edhe një takim me Mbretin Charles. /albeu.com


Shtuar 8.02.2023 15:27