Thyhen xhamat e zyrës së Partisë Socialiste në Delvinë (FOTO LAJM)

Është thyer dhe dhunuar zyra e Partisë Socialiste në qytetin e Delvinës.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se persona akoma të paidentifikuar rreth orës 01:30 kanë thyer me gurë zyrën e PS-së.

Raportohet se agresorët kanë qëlluar më gurë dhe sende të forta në drejtim të zyrës, duke thyer kështu xhamat e godinës, shkruan tch.

Fill pas ngjarjes reagoi dhe Partia Socialiste e Delvinës, e cila ka dënuar aktin dhe ka bërë thirrje për qetësi, pasi sipas saj ngjarje të tilla nuk i shërbejnë klimës parazgjedhore dhe as banorëve.

Bashkia e Delvinës, drejtohet nga Rigels Balili, nipi i Klement Balilit, ky i fundit i shpallur në kërkim për trafik ndërkombëtar droge. Sakaq, policia ka nisur hetimet për identifikimi dhe vënien në pranga të autorëve të ngjarjes./albeu.com/

Shtuar më 12/03/2017, ora 16:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori