Thyen urdhrin dhe rreh barbarisht nënën, arrestohet 29-vjeçari
Pëlqej
Policia ka vënë në pranga një 29-vjeçar pasi theu urdhrin e mbrojtës të vendosur nga gjykata.

Burime zyrtare nga policia e Sarandës bënë me dije se Enea Qëndro, ndaj të cilit kishte urdhër mbrojtjeje pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, shtetases me inicialet E.Q.

NJOFTIMI I POLICISË

Thyen urdhrin e mbrojtjes të vendosur nga gjykata, arrestohet në flagrancë nga policia !

Më datë 01.09.2017, është arrestuar në flagrancë shtetasi:

Enea Qëndro, 29 vjeç, banues në Sarandë.

Arrestimi i tij është bërë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, duke thyer edhe urdhërin e mbrojtës, që Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë kishte vendosur për shtetasen E.Q. Materialet u referuan në Prokurori në ngarkim të tij për veprën penale ”Dhuna në Familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, parashikuar nga nenet 130/a dhe 321/2 të Kodit Penal. /albeu.com/

Shtuar më 01/09/2017, ora 16:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori