Thumbon Robert Aliaj: Nuk më eksiton silikoni dhe botoksi i femrave
Pëlqej
Si rrallë herë Robert Aliaj ka dhënë një intervistë për median ku ka treguar se si e sheh ai spektaklin “Dance with Me”.

Gjatë një interviste për Panorama, Robert Aliaj thotë se në spektaklin “Dance with Me”, nuk e eksiton asnjë femër pasi sipas tij nuk e “eksitojnë botoksi e silikoni”.

Ndërsa për sa i përket debatin me Fiori Dardhën ai shprehet:

“Ne jemi njerëz nga background-e të ndryshme dhe formim të ndryshëm. Unë nuk përplasem me askënd.

Jam aty për të gjykuar dhe çdo qasje për të gjykuar gjykimin tim është thjesht antiprofesionale dhe mungesë e etikës së komunikimit dhe respektit.

Bëhet për të provokuar skupin, për të tërhequr vëmendjen. Është një përplasje artificiale, e qëllimtë, për të rënë në sy. Nuk është interesante për publikun të dijë kush është kundër meje, kjo s’ka vlerë.

Publikut duhet t’i interesojnë kërcime me nivel dhe të ndjera, qytetari dhe vlerësime të drejta.”

Pjesë nga intervista

Po ashtu kanë tërhequr vëmendjen komentet e tua drejtuar Linda Reit. Si të duket si bashkëbiseduese, kërcimtare dhe si femër?


Linda nuk është aspak bashkëbiseduese për mua, s’ka lidhje me dancin dhe nuk është femër në perceptimin tim. Por, prania e saj në “DËM” zbulon karakterin konservator të shoqërisë shqiptare. E them këtë, sepse askush nuk ka pranuar të jetë partner me të në shoë.

Robert Aliaj mendon se pëlqehet më shumë nga femrat apo nga meshkujt?

Ka ndodhur ndonjëherë që je keqkuptuar për prirjet seksuale dhe cila ka qenë përgjigjja që ke dhënë? Besoj që pëlqehem kryesisht nga femrat, pasi ato nuhasin mashkullin e vërtetë. Ata që mendojnë se thonjtë janë shenjë homoseksualizmi, duhet të jenë vetëm gomerë ose kërriça, shpesh njerëz të palarë. Nuk ka përgjigje, lërini njerëzit në hallet e tyre!

Ardhjet e tua në Tiranë janë sezonale dhe shoqërohen me revoltë ndaj sistemit social dhe politik. Çfarë ta vret syrin në këtë vend, dhe a ia vlen të jetohet këtu?

Mjafton të fluturosh dy minuta mbi atdheun tonë të dashur e merr përgjigjen.

Kërcimtarja në “Dance ëith me” që të ka eksituar?

Nuk më eksiton botoksi, as silikoni.

Përveç rakisë që konsumon në spektakël, je nga ata që përdor drogat për të qenë energjik dhe në formë?

Rakia me doza të moderuara është stimuluesi im. /albeu.com/


Shtuar më 24/09/2017, ora 08:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori