Thumbon Rama: Ka lloj lloj karnakarësh tek kjo firma e çadrave e çizmeve
Pëlqej
Ditën e sotme FRESSH feston 26 vjetorin e themelimit. Në këtë organizim të rëndësishëm për FRESSH ka marrë pjesë edhe kryeministri Edi Rama.

Gjatë fjalës së tij Rama tha falënderoi të rinjtë e FRESSH për mbështetjen që i dhanë PS për të fituar betejën e 25 qershorit.

"Festojmë ditëlindjen e FESSH në një vit ku ne kemi të vetëm timonin, dhe kjo rini i ka besuar të vetmes parti të përgjegjshme Partisë Socialiste drejtimin e vetëm.

Kjo është përgjegjësi, jo dhuratë apo trofe për ne progresistët.

Është një sfidë me veveten përballë atyre të gjitha influencave të së keqes në politikë që ne i ndeshim në të gjitha nivelet e organizimit tonë, një sfidë përgjegjësie për t’i dhënë vendit drejtimin e duhur dhe mundësinë historike për t’u ulur në tryezën e BE dhe të bëhet anëtar i familjes së bashkuar europiane,” tha Rama.

“Kjo është një sfidë me vetveten, sfidë përballë influencave përballë së keqes. Është një sfidë përgjegjësie për ti dhënë vendit jo vetëm drejtimin e duhur por edhe mundësinë historike që të ulet në tavolinën e integrimit në BE si dhe anëtarësimin e saj.

Mos harroni që ka së shpejti një betejë për të fituar në Tiranë dhe gjithë Shqipërinë ti japim drejtimin e duhur.

1411 halle të njerëzve me administratën, çka do të thotë se përtej planeve të mëdha për Shqipërinë, çdo hall i një njeriu të zakonshëm duhet të jetë një hall i madh”, tha Rama.

“Ne nuk do të mbyllim sqepin si ata që qeverisnin para nesh”,-tha Rama për mardhëniet me fqinjët dhe dialogun me ta.

Ka lloj lloj karnakarësh të politikës së mbledhur tek ajo firma e “Ç ǔ Cadra e Cizmeve që thonë se në jemi shkaktarët për prishjen e mardhënieve me grekët"- shkruan Rama. /albeu.com/
Shtuar më 14/01/2018, ora 13:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori