Thirrje për “luftë”, Dokle ironizon keq Bashën: E ke mendjen tek llastiku i …

Protesta e opozitës ditën e sotme është në ditën e tetë të saj dhe akoma qindra njerëz bashkë me drejtuesit e Partisë Demokratike vazhdojnë të qëndrojnë në sheshin përpara kryeministrisë.

Pavarësisht se në dukje është një protestë e qetë dhe pa trazira, deklaratat e kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha ditën e djeshme për “luftë” kanë ngjallur shumë debate.

Pas zërave deputetëve socialistë të cilët ironizuan thirrjet e Bashës ka reaguar edhe deputeti Namik Dokle.

Në një status në “facebook”, Dokle shkruan se kreut të PD i ka mbetur mendja tek llastiku i Colit, duke iu referuar filmit shqiptar “Debatiku”.

“Thyeni xhamat, shponi gomat!”

Qesharake…

Nga “Debatik” ne “Debatlug”! (Djemte e bashkuar te lulgazibotes)
I paska mbetur mendja te llastiku i Colit…”, shkruan Dokle.
Para Dokles ka pasur reagime të shumta nga deputetët socialistë./albeu.com/
Shtuar më 25/02/2017, ora 10:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori