U vëtëdorëzua në gjykatë, GJKKO rikonfirmon masën e arrestit me burg për zyrtarin e bashkisë së Bulqizës

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka rikonfirmuar masën e caktuar në mungesë “arrest me burg” për Leonard Daçin, jurist në Bashkinë e Bulqizës, pjesë e grupit të të zyrtareve të këtij institucioni që u arrestuan, përfshirë kryebashkiakun Lefter Alla.

Daçi u vetdorëzua të shtunën në gjykatën e Posaçme, në prani të avokatit të tij.

Tenderi që çoi pas hekurave Allën së bashku me zyrtarët është ai i ndërtimit të ujësjellësit të lagjes së vjetër, Bulqizë, me vlerë 322.439.000 lekë të rinj.

Alla në bashkëpunim me nënkryetaren e Bashkisë, dhe punonjësit e tjerë, si specialiste e prokurorimeve, anëtarët e KVO, kanë bërë të mundur që këtë tender ta fitonte me dokumentacion BOE Egland shpk dhe BE-IS shpk, duke krijuar avantazhe për këtë subjekt gjatë procedurës së prokurimit. Në një kohë që nga hetimi ka dyshime të arsyeshme të bazuara, se punimet janë kryer nga OE 2AF Albania shpk, lidhje shoqërore e kryetarit të Bashkisë./Albeu.com/

 


Shtuar 21.03.2023 09:57