I martohej nipi, momenti kur gjyshja shqiptare qëllon me armë në mes të dasmës (VIDEO)

Një gjyshe shqiptare ka shprehur lumturinë e saj sepse i martohej nipi duke qëlluar me armë në mes të dasmës.

Pamjet e publikuara nga KlanKosova tregojnë se si gjyshja e djalit që po martohej ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar në ajër në mes të lokalit.

Ngjitur me të, është një tjetër e moshuar që kërcen me shami në dorë. Brenda në restorant ka edhe shumë njerëz të tjerë, por asnjë nuk ka mbetur i lënduar si pasojë e të shtënave me armë.


Shtuar 11.08.2022 20:45