“Konflikt interesash”, analisti turk: Greqia është kërcënimi numër një për Turqinë

Teksa e gjithë vëmendja është përqëndruar në luftën në Ukrainë, një tjetër vatër e nxehtë konflikti duket të jetë ajo mes Turqisë e Greqisë.

“Kërcënimi numër një për Turqinë është Greqia”, tha analisti dhe nënkoloneli në pension i Erdogan Karakus për CNN Turk.

Gjatë një emisioni mbi tensionin mes dy vendeve, me titull: “Cili është plani i Greqisë për 18 anije luftarake në Egje?”, Karakous theksoi se interesat turke janë në konflikt me ato greke në detin Egje dhe në Mesdheun Lindor, sepse vendi nuk e pranon narrativën për shelfin kontinental turk.

“Kërcënimi numër një për Turqinë është Greqia, sepse interesat janë në konflikt. Shikoni Mesdheun Lindor, ku interesat janë në konflikt, shikoni, ata nuk duan të pranojnë shelfin tonë kontinental”, tha Karakous, i cili gjithashtu ka argumentuar se emrat “Egje” dhe “Agamemnon” vijnë nga turqishtja e vjetër.

Ai ka analizuar, sipas tij edhe mënyrën e pushtimit turk të Thrakisë greke. “Për të ndalur operacionin tonë ushtarak tokësor, ata i vendosën amerikanët në Aleksandropolis”, tha ai.

Më herët, në buletinin e lajmeve të të njëjtit rrjet, analisti i referohet vendimit të Turqisë për të mos marrë pjesë në stërvitjen e NATO-s “Tiger Meet”, që do të mbahet në Athinë, për shkak se Greqia rrit tensionin dhe përshkallëzon presioninnë Egje, pavarësisht “thirrjeve të Turqisë për zgjidhje paqësore të problemeve”./albeu.com/