THIRRJA/ “Jetën dhe të ardhmen na i ka falur Zoti, s’ia lëmë peng Ramës”
Kreu i Pastrisë Republikane Fatmir Mediu me anë të një statusi në faqen e tij në Facebook, u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen me protestat e 18 shkurtit që do të organizohen nga Partia Demokratike.

Ai shkruan se “18 Shkurti është dita juaj”. Partia Demokratike preh disa ditësh po bën takime me qytetarë në të gjitha qytete e vendit.

PD i fton qytetarët që të ngrihen në protestë për të mposhtur krimin, varfërinë..etj. Ndërkohë nga ana tjetër kreu i selisë Blu Lulzim Basha pak ditë më parë mblodhi aleatët ku diskutoi me ta për protestën e 18 shkurtit.

Statusi i plotë u Mediut
Te dashur miq

18 SHKURTI eshte dita juaj
1- A ja vlen te luftojme per lirite dhe te drejtat tona?
2-A ja vlen te luftojme per familjet dhe vendin tone?

Prandaj do jemi se bashku per te treguar se ja vlen edhe njehere se bashku me bindjen LIrine, Jeten dhe te ardhmen na i ka falur Zoti e si leme peng te ketij pushteti te pazarit dhe antligjit, korrupsionit dhe varferise, krimit dhe shkaterrimit. Si leme peng te Rames

Ne duhet te luftojme kunder banditeve qe sillen si shteti dhe shtetit qe sillet si bande

Duhet te luftojme per ta bere Shqiperine te Madhe dhe te begate. Per ta bere Shqiperine Europiane sic e beme vend anetare I NATOs./Albeu.com/
Shtuar më 14/02/2017, ora 19:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori