Vrasja e argjentinases nga i dashuri shqiptar, kërcënon i ati i 27-vjeçares: Ai person nuk do të shohë dritë me sy

Janë zbardhur detaje të reja lidhur me rastin e 27-vjeçares, Maria Clara Urdangaray, e cila vdiq pasi ra nga lartësia e një objekti në Fushë Kosovë.

Babai i saj, Facundo Urdangaray, pretendon se vajzën e tij e shtyu nga kati i gjashtë i dashuri i saj me prejardhje nga Kosova, pas një debati që kishin.

Sipas mediumit argjentinas “Perfile”, babai i argjentinases ka konfirmuar se sipas një raporti të një eksperti, trupi i vajzës së tij ka lëndime që nuk përputhen me rënien nga lartësia.

“Ata kanë gjetur se në trupin e vajzës sime ka pasur shenja dhune të mëparshme ” citohet të ketë thënë Facundo Urdangaray, babai i vajzës 27-vjeçare. Ai pretendon se ekspertët e mjekësisë ligjore të Drejtësisë së Prishtinës kanë konstatuar lëndime që nuk korrespondojnë me rënien nga lartësia.

“Ai kishte mavijosje në krahë. Kur një person bie nga një lartësi e tillë, ai ka lëndime të caktuara, por nëse unë i shtrëngoj fort krahët, ato lëndime nuk janë në përputhje me rënien “, ka thënë ai, duke shtuar “Kjo do të tregonte se ka prova shumë të forta që vajza ime është vrarë “

Më pas ai iu referua partnerit së María Clara, një 31-vjeçari të lindur në Kosovë, por me kombësi zvicerane, i quajtur Endrit Nika. Autoritetet e vënë atë si të dyshuarin kryesor dhe sipas rrëfimit të Fernando, autoritetet kanë ndryshuar cilësimin e çështjes për shkak të provave të reja.

“Në parim, kopertina ishte një prezumim i vrasjes, dhe tani mesa duket do të ishte vrasje, nuk e di si do ta quajnë atje. Më jep pak qetësi të di që ai person nuk do ta shohë dritën e ditës”, ka thënë ai për mediat argjentinase.

Ndryshe, në orët e para të 1 gushtit në Fushë Kosovë, Endrit Nikaj dyshohet se e ka gjuajtur nga kati i gjashtë të dashurën e tij, shtetase të Argjentinës, Maria Clara Urdangaray. Ajo u dërgua në QKUK, mirëpo nuk arriti t’iu bëjë ballë lëndimeve që kishte pësuar.

“VRASJE: Fushë Kosovë 01.08.2023 – 01:59. Nga QKUK-ja është raportuar se ka ndërruar jeta viktima femër shtetase e Argjentinës si pasojë e lëndimeve të marra, që dyshohet se ka rënë nga një lartësi e objektit ku ka qenë duke qëndruar së bashku me te dyshuarin mashkull shtetas Zvicran. Me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. Rasti ne procedure hetimore”, thuhej në raportin 24 orësh të Policisë.

Për këtë rast kanë raportuar mediat në Argjentinë e Zvicër, ndërkaq babai i të ndjerës ishte i bindur se vrasja e bijës së tij është femicid.

“Vajza ime kishte folur me mamanë e saj dhe e kishte përshkruar të dashurin si një femëror dhe shumë xheloz. Është një femicide, jam i bindur,” tha Facundo Urdangaray, babai i Maria Clara.

Endrit Nika është arrestuar dhe tani ndodhet në paraburgim.

Gazeta zvicerane “Blick” ka raportuar se 32 vjeçari e kishte futur ilegalisht të dashurën e tij në Kosovë, duke e fshehur në bagazh të veturës. Express ka dërguar pyetje në Polici dhe MPJD, mirëpo të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje./express