Thirrja e Gaianit: Ndëshkoni zyrtarët e korruptuar
Në një kohë kur Komisioni Europian ka rekomanduar dhënien e statusit për Shqipërinë, ambasadori Italian në Tiranë Massimo Gaiani i ka kërkuar autoriteteve shqiptare të ndëshkojë zyrtarët e korruptuar.

“Të presim dhe të shohim kur të mblidhet Parlamenti i ri Evropian . Sigurisht një analizë e votës së Italisë ka qenë shumë pozitive, ka qenë një konfirmim në terma shumë të qartë të rrugës që Qeveria italiane do të bëjë, dhe në politikën e saj bën pjesë ajo e zgjerimit”, theksoi Gaiani nga qyteti i Shkodrës duke rikonfirmuar mbështetjen e Italisë për dhënien e statusit për Shqipërinë.

I pyetur në lidhje me luftën ndaj korrupsionit dhe deklaratave të bëra për përgjegjësitë e zyrtarëve, Gaiani tha se Shqipëria duhet të ndjekë ligjet qoftë edhe me zyrtarët.

“Fakti që ka kaq shumë sekuestrime do të thotë se aksioni i autoriteteve funksionon. Pra, kjo është një shenjë pozitive dhe shpresojmë që ky aksion kundër këtij fenomeni që prek shoqërinë si në Europë edhe këtu të vazhdojë. Ajo që Europa pret është përmbushja e atyre reformave që ka kërkuar për Shqipërinë. Kjo është fondamentale, pastaj në çdo shoqëri ka njerëz që gabojnë, por ajo që analizohet është kapaciteti i një vendi për të permbushur ato reforma që duhen në rrugën drejt Bashkimit Europian”, theksoi Gaiani. /albeu.com/
Shtuar më 04/06/2014, ora 13:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori